Skuka rikthehet në Superiore

Futboll

Skuka rikthehet në Superiore

Më: 4 janar 2024 Në ora: 18:58
Xhuliano Skuka

Xhuliano Skuka rikthehet në Superiore. Sulmuesi 25-vjeçar do të bashkohet sërish me Partizanin, skuadër ku spikati gjatë vitit 2022, duke shënuar 19 gola në 37 ndeshje, para se të transferohej në janarin e vitit të kaluar te francezët e Metz.

Pikërisht këta të fundit kanë pronësinë e kartonit të Skukës dhe burime për SuperSport konfirmojnë se është arritur marrëveshja për ta huazuar te Partizani deri në fund të sezonit aktual.

Në gjysmën e parë të këtij sezoni Skuka ishte i huazuar te sllovenët e Maribor, ku nuk arriti të lërë gjurmë, teksa tashmë me rikthimin te Partizani, do të provojë të rigjejë formën e tij më të mirë.

Nga ana tjetër “të kuqtë” shtojnë një tjetër “armë të fortë” në organikë, që mund të rezultojë mjaft e rëndësishme në betejën për të mbrojtur titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat