Argjentinasi e fitoi Topin e Artë për herë të tetë

Futboll

Argjentinasi e fitoi Topin e Artë për herë të tetë

Më: 2 janar 2024 Në ora: 16:51
Lionel Messi

Lionel Messi është mrekullia e tetë e botës.

Ylli argjentinas e theu rekordin e tij duke e fituar Topin e Artë për herë të tetë në karrierë.

36 vjeçari e la prapa yllin e Manchester Cityt, Erling Haaland pasi e udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të kampionit të botës.

Ai u bë lojtari i parë i ligës MLS që e fiton një trofe të tillë.

“S’mund ta imagjinoja se do ta kisha një karrierë të tillë. Se do të arrija gjithçka që kam arritur. Krejt Topat e Artë janë të veçantë.

Këtë trofe ia dedikoj popullit argjentinas dhe Diego Armando Maradonës”, u shpreh Messi pasi e mori çmimin në Paris të Francës.

Ai gjatë verës arriti t’ia siguronte edhe Inter Miamit trofeun e parë në histori të klubit amerikan.

Haaland, i cili i realizoi 52 gola në sezonin 2022/23 dhe që i fitoi tre trofe, e fitoi çmimin “Gerd Muller” si sulmuesi më i mirë i vitit.

Aitana Bonmati e fitoi Topin e Artë për femra pasi fitoi gjithçka të mundshme me Barcelonën dhe me Spanjën.

Heroi i Argjentinës në Botëror, Emiliano Martinez u zgjodh portieri më i mirë i vitit, ndërsa ylli anglez i Real Madridit, Jude Bellingham e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat