Kujtim Shala tregon pse nuk erdhi në solemnitetin e presidencës: Falënderoj Ajet Shosholli për ftesën 

Futboll

Kujtim Shala tregon pse nuk erdhi në solemnitetin e presidencës: Falënderoj Ajet Shosholli për ftesën 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 dhjetor 2023 Në ora: 17:21
Kujtim Shala e Ajet Shosholli

Në një atmosferë madhështore, mbrëmë u bë ndarja e Medaljeve Presidenciale në fushën e Sportit nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, futbollist i gjeneratës së artë të Prishtinës, në periudhën 1984-1988, u dekorua me medalje presidenciale nga presidentja Vjosa Osmani.   

Shala e ka falënderuar për ftesë trajnerin e trajnerëve të futbollit të Kosovës, Ajet Shosholli, njëherësh kryetrajner i Prishtinës së gjeneratës së artë në fund të vitit 1984 dhe fillim të vitit 1985 dhe selektori i parë i kombëtares së Kosovës 1991-1996.  

Po ashtu Shala ka falënderuar edhe presidenten Osmani për medalje presidenciale.  

“Falënderoj Ajet Shosholli për ftesën. Nuk kam mundur të jem prezent në solemnitet, sepse koha ishte shumë e shkurt.

U informova tre ditë para ndarjes se dekoratave. 

Respekt për Gjeneratën time”, thotë Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat