Ismaili konfirmon largimin nga Gjilani

Futboll

Ismaili konfirmon largimin nga Gjilani

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 16:39
Ismaili

Redon Ismaili ka konfirmuar largimin nga Gjilani.

Njëri nga mesfushorët më të mirë në Kosovë ka zyrtarizuar largimin nga Gjilani pas përfundimit të kontratës.

Ai nuk e ka bërë të ditur klubin e ri, por ka lënë të kuptohet se karrierën do ta vazhdoj jashtë Kosovës.

"Pas 4 viteve e gjysmë të mrekullueshme në klubin tim SC Gjilani, dua të njoftoj se kontrata më ka përfunduar dhe unë tanimë jam një futbollist i lirë. Kam dhënë çdo gjë nga vetja ime për klubin si në kohërat e mira ashtu edhe të vështira, kam respektuar në maksimum fanellën që kam bartur, por edhe kontratën deri në ditën e fundit.

Kam vendosur të largohem për të vazhduar karrierën jashtë Kosovës pasi dua ta ndjek ëndrrën time që një ditë të luaj në një kampionat të madh evropian.

Dua të falënderojë të gjithë trajnerët që kam punuar me ta dhe kam mësuar shumë nga ta sa isha pjesë e klubit, të gjithë drejtuesit që ishin si dhe të gjithë bashkëlojtarët që kam pasur. Një falënderim jashtëzakonisht i madh për tifozët e zjarrtë Skifterat që asnjëherë nuk na kanë lënë vetëm dhe gjithmonë na kanë përkrahur. Nuk është një lamtumirë, është një mirëpafshim.

Me respekt dhe dashni, Redon Ismaili 8", njofton Ismajli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat