Kosova e nderoi me medalje presidenciale Zoran Batroviqin, tandemin e Fadil Vokrrit 

Futboll

Kosova e nderoi me medalje presidenciale Zoran Batroviqin, tandemin e Fadil Vokrrit 

Nga: K. Goca Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 14:40
Nga e majta Rexhep Gaxholli, në mes Zoran Batroviqi dhe djathtas Ajet Shosholli, në prapavijë Erdogan Celina e Ramadan Cimili

Mbrëmë edhe malazezi Zoran Batroviq ishte i pranishëm në solemnitetin e organizuar në Prishtinë nga Presidenca e Kosovës. 

Ish futbollisti ti mirënjohur, Zoran Batroviqi, u nderua me Medalje Presidenciale të Meritave për sport nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Batroviqi ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina, nga periudha 1983-1987, për të shtegtuar pastaj në Partizan të Beogradit në fillim të vitit 1988. 

Edhe sot nga gjeneratat e vjetra përmendet me emocione tandemi Vokrri – Batroviqi!

Është interesant se Batroviqi ka qenë specialist për të shënuar nga penalltia.

Sporti ka qenë e mbetet frymëzues i madh i brezave.

Duke ua njohur këto merita Presidentja Osmani u ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave shumë sportistëve, përfshirë gjeneratës së artë të futbollistëve të Prishtinës, të cilët në vitet ‘80 dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në futboll.

Po ashtu janë dekoruar kontributdhënës në sportin e basketbollit, hendbollit dhe shahut”, shkruan në faqen e presidencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat