Mallkimi i golit në shtëpi

Futboll

Mallkimi i golit në shtëpi

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 11:07
Olivie Zhiru dhe Rafael Leao

Nëse Milani nuk ka ditur që t’i japë vazhdimësi rezultateve të tij në këtë sezon dhe aq më tepër ndeshjeve të luajtura në shtëpi, faj për këtë kanë edhe Olivie Zhiru dhe Rafael Leao.

Dy titullarët e “Djallit” kanë humbur papritur shkëlqimin përpara tifozerisë së tyre, ose ndoshta kundrejt tyre mbizotëron një mallkim goli që vazhdon prej shumë muajsh. Por ndoshta kjo periudhë festash do t’i japë adrenalinën e duhur për t’u zhbllokuar mbrëmjen e sotme ndaj Sasuolos.

Nëse Leao nuk shënon në “San Siro” që prej ndeshjes me Veronën, më 23 shtator, ky përkon fatkeqësisht edhe me golin e tij të fundit (3 muaj më parë).

Ndërkohë, akoma më e rëndë është situata për Zhirunë, i cili është vërtet golashënuesi më i mirë i skuadrës me 8 gola, por në shtëpi nuk realizon që prej 26 gushtit, pasi dënoi me dopietë Torinon. Prandaj, Sasuolo është rasti i duhur që Zhiru dhe Leao të zgjohem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat