Media boshnjake: Skandal i madh politik

Futboll

Media boshnjake: Skandal i madh politik

Nga: K.G.. Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 19:20
Pamje nga një ndeshje

Organizatorët nuk lejuan futbollistët që të dalin në fushë me fanella me imazhin e Kemal Ataturkut për nder të 100-vjetorit të themelimit të Turqisë.

“Për shkak të një skandali të madh politik, është shtyrë  ndeshja e Superkupës së Turqisë mes Fenerbahces dhe Galatasarayt, që pritej sonte (18.45) të zhvillohej në Arabinë Saudite”, shkruan media boshnjake “Avaz”.

“Lojtarët e të dyja skuadrave donin që të vishnin në fushë fanellat me imazhin e Kemal Ataturkut, ndërsa organizatorët nga Arabia Saudite nuk e lejuan.

Gjithashtu, organizatorët e panë të diskutueshme këndimin e himnit kombëtar të Turqisë, pasi është zakon që të këndohet himni kombëtar i vendit ku luhen klubet”, shkruan më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat