E mbyll tek Atletico

Futboll

E mbyll tek Atletico

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 19:02
atletico

Antoine Griezmann u shpall futbollisti më i mirë i sezonit 2022/2023 në La Liga. Sulmuesi francez realizoi 15 gola edicionin e kaluar me Atletico Madrid, klub ku ka kaluar vitet më të bukura të karrierës.

32-vjeçari ndodhet në formë të shkëlqyer sportive, teksa edhe këtë sezon numëron 11 gola dhe 2 asiste në kampionatin spanjoll. Ndërkohë që ka realizuar edhe pesë gola në Champions me skuadrën e Diego Simeones.

Gjatë prononcimit për AS, Griezmann deklaroi se Atletico do të jetë ekipi i tij i fundit në futbollin europian. Sulmuesi ka kontratë me “Los Colchoneros” deri në verën e vitit 2026.

“Po, dua ta mbyll karrierën europiane tek Atletico. E kam shprehur edhe më parë këtë dëshirë. Do të më pëlqente të luaja më pas në MLS (SHBA). Por, Atletico do të jetë klubi im i fundit në kontinentin e vjetër. Kjo është e sigurt.

Këtu ndihem si në shtëpinë time”, u shpreh Griezmann, pjesë e klubit spanjoll në vitet 2014-2019 dhe prej gushtit të 2021 e deri tani/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat