Mungon vetëm zyrtarizimi

Futboll

Mungon vetëm zyrtarizimi

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 11:28
Tajon Buchanan

Mungon vetëm zyrtarizimi, por tashmë Tajon Buchanan mund të konsiderohet një lojtar i Interit.

Zikaltërit kanë arritur që të mbyllin me sukses tratativat me belgët e Club Brugge dhe tashmë po disktutohen detajet e fundit për transferimin e kanadezit në Milano.

Anësori do të zëvendësojë të dëmtuarin Cuadrado (kolumbiani do të mungojë të paktën deri në prill) në organikën e skuadrës së drejtuar nga tekniku Inzaghi. Klubi italian do të paguajë 8 milionë euro plus bonuse për të marrë shërbimet e Buchanan.

Fillimisht Brugges kërkonte 12 milionë euro për lojtarin, por më pas belgët janë bindur nga oferta e Interit.  

Nuk do të ketë huazim, Interi do të blejë të gjithë kartonin e Buchanan. Mbetet për t’u vendosur mënyra e pagësës, sepse klubi italian synon që të paguajë me këste.

Blerja e re e zikaltërve pritet të zbarkojë në Milano në ditët e para të vitit të ri, për të zhvilluar vizitat mjekësore dhe më pas për të nisur stërvitjen me shokët e rinj të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat