Ky shtet kërkon të sanksionohet Serbia, serbët çarten

Futboll

Ky shtet kërkon të sanksionohet Serbia, serbët çarten

Nga: K. Goca Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 14:09
Logo e UEFA-së

Ukrainasit i kërkojnë UEFA-s sanksione ndaj Serbisë!

Ukraina kërkon me të drejtë që të sanksionohet Serbia për faktin se pritet të luajnë ndeshje miqësore me agresorin, Rusinë.

Kjo kërkesë e ukrainasve i ka shqetësuar mediat serbe duke shkarravitur si zakonisht me shkrimet e tyre.   

“Një nga ndeshjet përgatitore për EURO-n 2024 futbollistët serbë do ta luajnë më 21 mars kundër Rusisë në stadiumin e  Dinamos së Moskës.

Do të jetë dueli i parë i një seleksionimi europian me Rusinë që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe pezullimi që morën nga UEFA dhe FIFA.

Gjithashtu, një ndeshje miqësore me Zenitin e ka organizuar Cërvena Zvezda, ndërsa dueli është caktuar për 23 mars në stadiumin ‘Rajko Mitiq’”
, shkarravit pamfleti serb “Kurir”.

Portali lokal ukrainas “Sport.ua” ka reaguar ashpër pas njoftimit se Zvezda dhe Zenit do të luajnë miqësoren e tyre të re.

“Serbët vazhdojnë të testojnë nervat e komunitetit të futbollit evropian. A do të largohet UEFA?”, - pyesnin në këtë portal.

Së fundmi, Federata e Futbollit të Ukrainës i bëri thirrje FIFA-s dhe UEFA-s që të parandalojnë zhvillimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Rusisë dhe Serbisë.

Ata kanë dërguar edhe një letër në adresën e Federatës së Futbollit të Serbisë me kërkesë për anulimin e ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat