Trajneri i Chelseat premton: Do rikthehemi aty ku na takon, rrethanat nuk ishin në favorin tonë

Futboll

Trajneri i Chelseat premton: Do rikthehemi aty ku na takon, rrethanat nuk ishin në favorin tonë

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 19:28
Mauricio Pochettino

Chelsea nuk po kalon aspak një moment të mirë. 

Trajneri i Bluve të Londrës, Mauricio Pochettino, dha mendimin e tij për Sky Sports në Angli, duke u ndalur te te situata delikate e skuadrës, që pësoi disfatë dje kundër Wolves.

“Natyrisht që ne do të kishim dashur të ishim në një pozicion tjetër në këtë pikë të sezonit. E dinim se do të ishte e vështirë, por rrethanat nuk funksionuan në favorin tonë. Lëndimet ndikuan, nuk na lejuan të zhvilloheshim siç do të donim, por nuk kam dyshim se më vonë do të jemi në pozicionin që meritojmë”

Merkato- “Drejtori sportiv dhe unë gjithmonë flasim, nëse ka nevojë të blejmë lojtarë, do ta bëjmë. Ideja është gjithmonë të sjellim në skuadër talente të rinj. Gjjithçka do të bëhet për të mirën e klubit”, tha ai. Chelsea renditet në vendin e 10-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat