Bellingham një “thesar” për Real Madrid, vlera e anglezit rritet ndjeshëm

Futboll

Bellingham një “thesar” për Real Madrid, vlera e anglezit rritet ndjeshëm

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 14:15
Jude Bellingham

Vetëm katër muaj. Kaq i mjaftuar Jude Bellingham për t’u kthyer në një lider të vërtetë te Real Madrid.

Jo vetëm kaq, pasi klubi “los blancos” ka tashmë në skuadër një”thesar” të vërtetë. Mesfushori anglez ka justifikuar shumë shpejt investimin e madrilenëve, që në merkaton e verës shpenzuan 121 milion euro për të blerë kartonin e tij nga Dortmund pasi kjo konfirmohet nga shifrat.

Në vetëm 21 ndeshje, Bellingham ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 5 asist për shokët e skuadrës.Askush nuk ka bërë më mirë se ai në Europë.

Këto numra pasqyrohen edhe në tabelën e lojtarëve më të shtrenjtë të botës, ku futbollisti anglez i ka parakaluar të gjithë yjet e tjerë. Sipas “Transfermarkt”, vlera e Bellingham në merkato është rritur në 180 milionë euro.

Në këtë nivel është edhe vlera në treg e dy yjeve të tjerë të futbollit si Kylian Mbappe apo Erling Haaland. Por diferencën e bën mosha e anglezit.

Jude Bellingham është vetëm 20 vjeç dhe për moshën e tij nuk ka asnjë tjetër lojtar në botë që i afrohet asaj që ai po bën në fushën e lojës me Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat