Duka nderohet me çmimin për arritje në UEFA dhe futbollin kombëtar

Futboll

Duka nderohet me çmimin për arritje në UEFA dhe futbollin kombëtar

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 20:30
Duka

Duka nderohet me çmimin për arritje në UEFA dhe futbollin kombëtar!

Federata e Futbollit e Kosovës vlerëson personalitetet të cilat me punën e tyre kanë çuar futbollin kombëtar në një tjetër nivel.

Andaj në shenjë respekti, FFK ka ndarë disa çmime të veçanta në manifestimin “Laureatët e Vitit”.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është nderuar me çmimin për arritje në UEFA dhe futbollin kombëtar. I pari i shtëpisë së futbollit në Shqipëri, këtë vit është zgjedhur zëvendëspresident i UEFA-s, derisa me kombëtaren e Shqipërisë ka arritur kualifikimin në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”. Çmimin për z. Duka e ka ndarë presidenti Agim Ademi bashkë me presidentin e FFM-së, Muamed Sejdini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat