Projekti 30 milionë eurosh i CR7 mbetet gërmadhë

Futboll

Projekti 30 milionë eurosh i CR7 mbetet gërmadhë

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 14:40
Projekti

Projekti i Cristiano Ronaldos në lidhje me krijimin e hotelit Pestana CR7 në Manchester, vlera e të cilit i kalonte 30 milionë euro, nuk u realizua.

Planifikimi filloi në vitin 2020 dhe 151 dhoma ishin ideuar me të gjitha llojet e luksit, në zemër të Manchesterit. Një hotel që do t’u jepte punë më shumë se 900 njerëzve dhe do të kontribuonte me gati 64 milionë euro për ekonominë vendase.

Ndërtesa, megjithatë, mbeti në rrënoja, siç dokumentohet nga “The Sun”, tabolidi britanik që tregoi tavanet e ekspozuara dhe bojën e hequr nga muret.

Një projekt që mbetet në “det të hapur” dhe që sapo i ka skaduar leja e ndërtimit, pa u bërë asnjë punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat