Roma mund të bëjë edhe më shumë këtë sezon

Futboll

Roma mund të bëjë edhe më shumë këtë sezon

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 13:05
Evan N`Dicka

Mbrojtësi i Romës, Evan N`Dicka, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Napolit.

“Romakët” mundën kampionët në fuqi të Italisë (2-0), të shtunën në kuadër të elitës së futbollit italian.

N'Dicka thotë se skuadra e tij ka punuar shumë mirë gjatë terës javës.

Ai është i bindur se Roma mund të bëjë edhe më shumë këtë sezon të garave.

“Kemi punuar shumë mirë këtë javë. Nuk pësuam asnjë gol kundër një sulmi shumë të mirë”, ka thënë N'Dicka.

“Është një rezultat shumë pozitiv. Ne mund të bëjmë më shumë këtë sezon. Jemi të lumtur dhe jemi gati për çdo ndeshje”, ka theksuar ai.

Pas fitores ndaj Napolit, Roma ka 28 pikë në vendin e gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat