Djemtë kuqezi gati për 2024-ën

Futboll

Djemtë kuqezi gati për 2024-ën

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 12:19
Seferi, Asani e Muja

Ditën e djeshme spikatën Arbnor Muja dhe Taulant Seferi më golat e tyre në klubet respektive.

Dy sulmuesit e kombëtares, ishin protagonistë duke ndihmuar skuadrën për të marrë pikë.

Arbnor Muja shënoi golin e parë për Antwerp, që barazoi 2 me 2 ndaj Westerlo në Belgjikë. Goli i pestë ky sezonal për të.

Më i rëndësishëm goli i Seferit, që po ashtu shënoi golin e parë për skuadrën e tij Baniyas në fitoren 2 me 1. Me penallti, ish-sulmuesi i Tiranës gjeti golin e gjashtë sezonal dhe atë që barazoi sfidën kundër Ittihad Kalba. Më pas skuadra e tij menaxhoi të shënonte dhe 1 tjetër, për të përmbysur sfidën.

Dhe pse nuk është grumbulluar nga Kombëtarja prej kohësh, nuk mund të mos përmendet goli i Rey Manajt në Turqi. Ai shënoi golin e vetëm të sfidës, në fitoren që Sivasspor mori kundër Istanbulspor. 

Kështu ky vit u mbyll më së miri, teksa viti 2024 pritet të jetë i Kombëtares. Kjo sepse dhe do përfaqësojë Shqipërinë në Europianin e Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat