​Vazhdon kriza për United, mposhtet nga West Hami

Futboll

​Vazhdon kriza për United, mposhtet nga West Hami

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Ka përfunduar ndeshja interesante mes West Ham United dhe Manchester United, ku vendasit kanë marrë pikët e plota nga ky takim.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “London”, West Hami e ka mposhtur Unitedin me rezultat solid 2:0.

Golat e fitores për “Çekanët” i shënuan Jarrod Bowen (minuta 72’) dhe Mohammed Kudus (minuta e 78’).

Me këtë fitore, West Hami ngjitet në vendin e gjashtë në tabelë në kuotën e 30 pikëve, krahas United që zbret në pozitën e tetë me 28 pikë.

Rezultati final, 2:0 në favor të West Hamit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat