Barcelona rrezikon përjashtimin për disa vite nga Champions-i, ja arsyeja

Futboll

Barcelona rrezikon përjashtimin për disa vite nga Champions-i, ja arsyeja

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 13:25
Laporta

Një tërmet me përmasa gjigante rrezikon të godasë Barcelonën, arsyeja i atribuohet rrezikut serioz të përjashtimit nga Champions League për disa sezone.

 Këtë e ka raportuar gazeta gjermane ‘Welt am Sonntag’ e cila, duke cituar një burim anonim, ka bërë një tablo mjaft të keqe për klubin Blaugrana.

Një masë që do të merrej nga UEFA për llogaritë jo tamam optimale të klubit, i cili prej kohësh është në borxhe. Në rastin e Barcelonës, ajo që u vu nën vëzhgim ishte shkelja e pretenduar e “fair play dinanciar”.

Faktori që duhet marrë në konsideratë janë shitjet që i atribuohen drejtpërdrejt biznesit të futbollit.

Klubi katalanas njoftoi një fitim neto prej 304 milionë euro në shtator.

Raporti i fundit vjetor i klubit me borxhe të mëdha, megjithatë, raporton edhe të ardhura prej qindra milionë eurosh, që vijnë për shembull nga shitja e të drejtave të ardhshme televizive dhe marketingu, si dhe nga sportet e tjera.

Sipas ‘Welt am Sonntag’, UEFA i ka përshkruar pasqyrat e fundit financiare të Barcelonës si “kaos”. “Sa më e madhe të jetë humbja, aq më i madh është dënimi”, – thuhet se ka deklaruar burimi anonim, i cituar nga gazeta gjermane.

Kështu, Barcelona do të rrezikonte seriozisht të përjashtohej nga Liga e Kampionëve “për dy ose tri vite”, duke filluar nga sezoni 2024-2025, që do të përkojë me nisjen e formatit të ri të kompeticionit më të mirë evropian për klube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat