Edhe një humbje për Ballkanin! Drita i afrohet liderit

Futboll

Edhe një humbje për Ballkanin! Drita i afrohet liderit

Nga: K. Goca Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 14:52
Drita

Ballkani i Therandës në tre ndeshjet e fundit nuk ka shijuar fitore në elitën e futbollit të Kosovës.

Pas humbjes me rezultat 5:3 nga Llapi me 9 dhjetor dhe barazimit 0:0 me Prishtinën (17 dhjetor), sot ka pësuar humbje në ndeshjen e  mbetur të javës së tretë, me rezultat 2:1 nga Drita në Gjilan.  

Tre gola u shënuan në pjesën e parë.

Ballkani ka avancuar por nuk i mjaftoi për rezultat pozitiv.

Bajram Jashanica shënoi në minutën e 7-të për Ballkanin dhe futbollisti Blend Baftiu në atë të 29-tën ka barazuar (1:1). 

Në minutën e 44-të, Blerim Krasniqi realizoi për fitoren 2:1 të Dritës.

Ballkani kryeson me 39 pikë (një ndeshje më pak) duke lënë pas Llapin me 34 e Dritën me 34 sosh.

Me 24 dhjetor Ballkani do të luajë ndeshje tjetër të mbetur (13.00) në Gjilan ku ndeshet me Gjilanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat