Kukësi kërkon të “shkelmojë” krizën ndaj Laçit

Futboll

Kukësi kërkon të “shkelmojë” krizën ndaj Laçit

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 21:23
Kukësi

Kukësi në javën e fundit nuk po arrin të ketë vazhdimësi në rezultate pozitive.

Prej 7 javësh verilindorët nuk e njohin fitore, teksa kanë marrë 2 humbje dhe 5 barazime.

Prej disa ditësh skuadra ka nisur përgatitjet për duelin me Laçin, sfidë që do të luhet ditën e shtunë, duke nisur që nga ora 13:30.

Kjo përballje është e vlefshme për javën e 18-të dhe do të luhet në Laç.

Një sfidë shumë e rëndësishme për verilindorët që do të luajnë vetëm për fitoren në Laç, pasi do të synojnë rikthimin te 3 pikët në kampionat. Stavri Nica ka nisu rpërgatitjet dhe po punon shumë për të bërë të mundur që ekipi i tij të “shkelmojë” krizën në të cilën ndodhet.

Dueli me kurbinasit do të jetë sfida e “vërtetë” që skuadra e Nicës të tregojë çfarë është e aftë për të bërë, ndërsa do të jetë e “dënuar” vetëm për fitoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat