Mediumi zviceran shkruan për selektorin e ri që mund ta marrë drejtimin e Kosovës

Futboll

Mediumi zviceran shkruan për selektorin e ri që mund ta marrë drejtimin e Kosovës

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 12:41
Kosova

Kosova është në kërkim të një trajneri të ri të Kombëtares dhe deri më tani janë duke u lakuar shumë emra për stolin e të parit të Dardanëve.

Mediumi zviceran “20min.ch” shkruan se ish-trajneri i Cyrihut André Breitenreiter, konsiderohet një kandidat i nxehtë për këtë pozitë.

Sipas informacioneve të këtij mediumi, ish-trajnerii FCZ-së, André Breitenreiter është kandidat i nxehtë për pozitën e trajnerit të Kombëtares së Kosovës. Diskutime konstruktive thuhet se vetëm janë zhvilluar.

Ka shumë mundësi që në ditët në vijim të ketë një takim.

Pas pozicioneve të trajnerit në Paderborn, Hannover dhe Schalke, Breitenreiter iu bashkua Cyrihut në verën e vitit 2021 dhe udhëhoqi në mënyrë sensacionale klubin drejt titullit kampion. Më pas ai kaloi në Hoffenheim, ku u lirua përsëri pas më pak se një sezoni.

Breitenreiter tashmë njeh disa nga lojtarët e tij të rinj nga koha e tij në Zvicër, duke përfshirë Fidan Alitin dhe Mirlind Kryeziun, të cilët ishin pjesë e ekipit të tij në kampionatin FCZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat