Balaj: Vllaznia pa tifozët është asgjë

Futboll

Balaj: Vllaznia pa tifozët është asgjë

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 18:47
Vllaznia

Bekim Balaj me penalltinë që shënoi sot në “Selman Stërmasi” i dha tyri pikë me vlera Vllaznisë, e cila fitoi në shifrat 1-0 klasiken me Tiranën.

Në deklaratëln e dhënë pas ndeshjes për “MCN”  bomberi shkodran pohoi se fitore si kjo ndaj bardhebluve janë një shtysë për shkodranët që të bëjnë më mirë në vazhdim.

Ai pohoi se pa tifozët Vllaznia është asgjë, ndaj shpreson që me paraqitjet të kthejnë mbështetjen e shkodranëve në “Loro Boriçi”. 

"Sigurisht që vinim pas një fitore në Shkodër dhe atmosfera e morali ishin të larta në skuadër.

Një ndeshje e luftuar deri në fund, por terreni nuk të lejonte hapësirë për lojë.

Takim i luftuar deri në sekondat e fundit, por trepikëshin arritëm që ta merrnim  dhe kjo vlen mbi të gjitha dhe të shikojmë përpara.

Një ndeshje që na jep një shtysë të madhe për ecurinë, ndaj një rivali direkt për vendin e tretë siç ishte Tirana", tha Balaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat