Gjashtë fanellat e Lionel Messit, shiten në ankand për miliona euro

Futboll

Gjashtë fanellat e Lionel Messit, shiten në ankand për miliona euro

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 11:49
Messi

Gjashtë fanella të Lionel Mesit të veshura gjatë Kupës së Botës 2022 u shitën për 7.1 milionë euro në një ankand të “Sotheby” në Nju Jork. Messi ishte kapiten i Argjentinës, kombëtarja e cila u shpall kampione e Botës vitin e kaluar.

Gjashtë fanellat ishin të pjesës së parë të finales, gjysmëfinales, çerekfinales, 1/8 së finales dhe dy ndeshjeve në grup.

Rekordi për një fanellë futbolli të veshur gjatë lojës është “Dora e Zotit” e Diego Maradona’ fanellë, e cila u shit për 8.25 milionë euro në vitin 2022.

Mesi, fitues tetë herë i Topit të Artë, u bë lojtari i parë në historinë e Kupës së Botës që shënon në fazën e grupeve, 1/8 e finales, çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale të një turneu të vetëm.

“Një pjesë e të ardhurave nga ankandi do t’i dhurohet projektit ‘Unicas’, të udhëhequr nga Spitali i Fëmijëve ‘Sant Joan de Deu Barcelona’ me mbështetjen e Fondacionit ‘Leo Messi’, për të përmbushur nevojat të fëmijëve që vuajnë nga sëmundje të rralla,” thuhet më tej në komunikatën e “Sotheby” në Nju Jork.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat