​Mourinhos nuk i pëlqen realiteti te Roma

Futboll

​Mourinhos nuk i pëlqen realiteti te Roma

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 18:34
Jose Mourinho

Jose Mourinhos nuk po i pëlqen realiteti sa i përket financave në klubin e tij, Romën, të cilin e krahasoi me kampionin evropian dhe anglez, Manchester Cityn.

Mourinho tha se Roma nuk mund të shpenzojë shuma të mëdha parash në futbollistë siç bën City, duke marrë shembull rastin e mesfushorit anglez, Kalvin Phillips.

“Jo që jam xheloz, por Manchester City pagoi 80 milionë euro për Kalvin Phillips dhe tani Pep (Guardiola) ka thënë se më së miri do të ishte për të që të largohej”, tha Mourinho.

“Kështu që ai do të largohet dhe ata do të marrin dikë tjetër. Realiteti jonë është shumë ndryshe. Nuk është e lehtë për ne për të nënshkruar me një lojtar”, shtoi më tej Mourinho.

Kalvin Phillips u transferuar verën e vitit të kaluar te Manchester City nga skuadra e Leeds United, ndërsa Guardiola tani e ka pranuar se mesfushori anglez nuk ka më të ardhme te skuadra e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat