Juventusi i Max Allegrit do të luajë sërish të premten

Futboll

Juventusi i Max Allegrit do të luajë sërish të premten

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 16:25
Allegri

Juventusi i Max Allegrit do të luajë sërish të premten ndeshjen e radhës në kampionat dhe pas fitoreve përballë Monzas dhe Napolit, kësaj radhe përballë bardhezinjve do të jetë Genoa e Gilardinos.

Për transfertën e nesërme tekniku bardhezi rikuperon Weah, por duhet të bëjë pa shërbimet e Kean, që do të qëndrojë larg fushës së blertë për të paktën 3 javë. Allegri pritet që të konfirmojë formacionin titullar të javës së kaluar, duke i besuar sulmin dyshes Vlahovic- Chiesa.

Objektivi kryesor i Juventusit është rikthimi në krye të renditjes të paktën për 2 netë dhe të shtojë presionin ndaj Interit, që do të luajë ndeshjen respektive në transfertë përballë Lazios.

“Ata janë favoritët, janë ndërtuar për të fituar kampionatin. E kanë thënë edhe vetë, e konfirmoi edhe presidenti Zhang.

Ne duhet të hedhim hapat me radhë, Genoa është një skuadër që luan shumë mirë në shtëpi”, ka thënë Allegri.

Tekniku ka folur edhe për të ardhmen: “Nuk jam lodhur me punën time. Unë drejtues? Juventusi ka drejtues shumë të mirë.

Kur klubi është strukturuar mirë i jep fuqi të gjithë ambientit dhe këtu kështu ndodh prej 100 vitesh.

Objektivi kryesor është të kthehemi të luajmë në Champions, ndonëse duhet të luanim që këtë vit”, ka thënë mes të tjerash Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat