Mbret në Kroaci por askushi në Kosovë! Dikur e nxorën jashtë se nuk e donin ish jugosllavët

Futboll

Mbret në Kroaci por askushi në Kosovë! Dikur e nxorën jashtë se nuk e donin ish jugosllavët

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 dhjetor 2023 Në ora: 15:53
Kujtim Shala

Është emër i njohur por respekti dhe dashuria për të është e pabesueshme në kryeqytetin kroat, Zagreb!

Emri e ka Kujtim e mbiemrin Shala! 

Është legjendë e futbollit!

Nuk është se e ka për zemër që të jep shpesh intervista por kur flet godet keq dhe pa fije mëshire! 

Kujtim Shala, ish futbollist i mirënjohur, dikur e lanë jashtë se nuk e donin ish jugosllavët. 

Nuk e ftuan në reprezentacionin e ish Jugosllavisë, që vdiq në qershor të vitit 1991! 

Nuk e ftoi Ivica Osim për në Kampionatin Botëror në Itali në vitin 1990  sepse e ka pas presionin nga qarqet politike ish jugosllave.

Shala nga Liria e Prizrenit shtegtoi në Partizan të Beogradit në edicionin 1983-1984, për të veshur pastaj fanellën e Prishtinës (1984-1988):

Nga Prishtina u largua por më parë vuajti 6 muaj dënim që e dënua nga Federata e Futbollit ish jugosllav, me pretekstin se edhe Shala kontriboi për t’ia lëshuar ndeshjen Çelikut të Zenicës, me rezultat 2:3.

Shkoi në Dinamo të Zagrebit e së bashku me Davor Shukerin dhe Zvonimir Bobanin, ishin treshe e frikshme.

Shala si gjithmonë temperament, shkaktoi probleme në Sarajevë, në Novi Sad e në Nish i ngrehu lart dy gishta, por fatmirësisht shpëtoi pa ndonjë pasojë!

Shala e ka pas një ves, kur shënonte gol aq shpejt i rrihte këmbët për toke e turr te publiku i famshëm Bad Blue Boys (BBB) dhe e festonte golin së bashku me ta! I fitoi zemrat e tyre sa edhe sot kur shkon në Zagreb aq shumë e duan sa nuk ka me çfarë të matej kjo dashuri.

Shala apo kokëkrisuri sepse nuk ka menduar dy herë, i bashkohet kombëtares së Kroacisë me 17 tetor të vitit 1990, ende pa u shemb Jugosllavia artificiale dhe zhvilloi ndeshjen revyale ndaj SHBA-së, duke fituar me rezultat 2:1. 

30 mijë shikues në Maksimir dhe kjo gjeneratë që luajti për Kroacinë sfidën e parë e mbeten në histori, shkaktoi bujë të madhe dhe po të kishin mundësi, do t’i arrestonin të gjithë me pretekst se punuan kur shtetit që vdiq në vitin 1991. Kjo ndeshje revyale paralajmëroi vdekjen e ish Jugosllavisë.

 Kujtim Shala, në njërën anë “i kaltrit 9”, dhe nga ana tjetër “Mbreti i Veriut”. Kështu e quajnë në Zagreb.

Mbret në Kroaci por askushi në Kosovë! 

Shala është emër i madh i futbollit. dje dhe sot në media kroate veçmas në “Veçernj List” ka intervistë të gjatë duke e lartësuar këtë figurë të Republikës së Kosovës. 

Pak lojtarë ka në Kroaci që kanë mbetur në zemrën e tifozëve sikur Shala, pra në Zagreb e te tifozët e Dinamos - Bad Blue Boys.

Në Kosovë nuk iu duket ndonjë emër i madh, nuk iu duket ndonjë legjendë, nuk duket dikushi por duket askushI! Kosova ka pak emra të mëdhenj! Kosova ka pak legjenda që kanë luajtur në ligat më të forta!  

Kujtim Shala sot jeton në Manheim por kroatët shpesh e thërrasin si mysafir special, madje ia sigurojnë edhe shoferin personal sa është mysafir i tyre. Po në Kosovë? Shala është Shala por për disa është askushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat