Para ndeshjes me kampionin e Kosovës, “Bad Blue Boys” i dërgojnë mesazh të qartë Dinamos së Zagrebit

Futboll

Para ndeshjes me kampionin e Kosovës, “Bad Blue Boys” i dërgojnë mesazh të qartë Dinamos së Zagrebit

Nga: K. Goca Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 21:15
Tifozët “Bad Blue Boys”

Të enjten (nesër) nga ora 21:00, Dinamo në Maksimir e pret ndeshje kyçe për kalimin në fazën tjetër të Conference League, shkruan media kroate “Sportske Novosti”.  

“Ballkani i Therandës tashmë është dëshmuar të jetë një arrë e vështirë kur mposhti Dinamon me 2:0 në shtëpi të vet para dy muajve”, shkruan më tej.

Para ndeshjes me kampionin e Kosovës, tifozët “Bad Blue Boys” i dërgojnë mesazh të qartë Dinamos së Zagrebit.

“Nesër në Maksimir luajmë një ndeshje vendimtare për kalimin e grupit.

Ky nuk është një kompeticion që duhet t'i kënaqë tifozët e Dinamos, por kalimi më tej sjell ndeshje të reja europiane në fillim të vitit të ardhshëm.

Sigurisht një ndeshje e rëndësishme që Përveç rëndësisë së rezultatit, shërben edhe si një uverturë e derbit (Hajdukut) në të cilin kërkojmë fitoren e fundvitit!”, thuhet në postimin e tifozëve “BBB”.

Dinamos i mjafton një pikë për vendin e dytë në grup, pasi në ndeshjen ballë për ballë ishin më të mirë se Astana e vendit të tretë aktualisht, e cila nesër do të vizitojë kryesuesin Viktoria Plzen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat