Pilar Rubio dhe Ramos në krizë?

Futboll

Pilar Rubio dhe Ramos në krizë?

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 15:46
Pilar Rubio dhe Ramos

A janë Sergio Ramos dhe Pilar Rubio në krizë? Javët e fundit, në rrjetet sociale kanë qarkulluar me këmbëngulje lajmet në lidhje me një krizë të supozuar të marrëdhënies mes të dyve. Fillimisht ka qenë lojtari i Sevilla, ai që ka shuar thashethemet. Duke iu përgjigjur disa pyetjeve këmbëngulëse të gazetarëve është shprehur: “Gjithçka është në rregull”.

Pilar Rubio, orët e fundit është kontaktuar nga disa gazetarë, teksa po dilte nga një restorant, të cilët i kërkuan një koment në lidhje me thashethemet që e shohin atë si protagoniste, së bashku me bashkëshortin e saj.

Nuk vonoi përgjigja e gruas së Ramos: “Jemi mirë si gjithmonë. Nuk mund të them asgjë tjetër. Mund ta imagjinoni…, me gjithë punën që bëjmë për këtë program, punoj gjithë ditën, nuk kam kohë të mohoj budallallëqet”.

Thashethemet raportojnë se përveç prezencës së pretenduar të një personi të tretë në çift, ajo që i ndan të dy është edhe fakti se Pilarit duket se nuk i pëlqen të jetojë në pronën e shkëlqyer dhe luksoze që çifti ka në Seville.

Kjo është arsyeja pse shpesh shkon në Madrid, ku jetojnë prindërit e saj. Ramos dhe Rubio kanë katër fëmijë: Sergio (8 vjeç), Marco (6), Alejandro (4) dhe Máximo Adriano (3).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat