Kumbulla stërvitet me grupin

Futboll

Kumbulla stërvitet me grupin

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 15:00
Kumbulla

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme kundër FC Sheriff në Europa League, trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur edhe për gjendjen e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, që mungon prej kohësh në fushën e blertë për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi muaj më parë.

Mbrojtësi kuqezi është stërvitur rregullisht me grupin, por nuk është akoma gati për të zbritur në fushë, pasi akoma nuk ka arritur formën optimale. 

"A është Kumbulla gati për të luajtur? Ai ka një karakter të fortë, por nuk është gati as për të qëndruar në pankinë për ndeshjen e nesërme.

Kumbulla nuk ka mundësi që të luaj nesër, por ndoshta mund t'ia dalë për të qenë i pranishëm në pankinë për ndeshjen kundër Napolit (luhet në 23 dhjetor)", ka deklaruar Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat