Shifrat mbresëlënëse të Mirlind Dakut te Rubin Kazani

Futboll

Shifrat mbresëlënëse të Mirlind Dakut te Rubin Kazani

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 18:26
Daku

Performaca e Mirlind Dakut, ishte protagoniste në fitoren e fundit të Rubin Kazanit në Rusi.

Sulmuesi shqiptar, autor i katër golave në këtë sezon në Superligën e Rusisë, po përjeton një periudhë të artë të karrierës së tij, falë edhe grumbullimit me Kombëtaren Shqiptare.

Daku është aktivizuar në total, në kampionatin rus, në 16 ndeshje, të gjitha në rolin e titullarit, duke qenë pikë referimi në sulm.

23-vjeçari numëron 2.08 goditje për ndeshje drejt portës, ndërsa sa u përket pasimeve të realizuara, ka qenë i saktë në masën 71%. Në duelet ajrore ka triumfuar në 34% të rasteve, ndërsa nga 4.02 driblime të tentuara për ndeshjes, ka mundur të realizojë thuajse gjysmën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat