Statistikat e Gironas, lideres në Spanjë

Futboll

Statistikat e Gironas, lideres në Spanjë

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Girona arriti fitore të rëndësishme ndaj Barcelonës të dielën në mbrëmje, me rezultatin 2-4, duke u bërë lidere në La Liga.

Ekipi nga Katalunia pas 16 ndeshjeve të zhvilluara, ka 13 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje.

Ka sulmin më të mirë në ligë, me 38 gola të shënuara dhe ka 20 të pranuara, duke pasur gol-dallimin 18, që është në mesin e tre më të mirëve në elitën e futbollit spanjoll këtë sezon.

Girona nën udhëheqjen e trajnerit Miguel Angel Sanchez Munoz, i njohur me emrin Michel, humbjen e vetme këtë kampionat deri më tani e ka nga Real Madrid 0-3, në fund të muajit shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat