Nuhiu: Lajm i mirë është kthimi i Krasniqit dhe Maksimovit

Futboll

Nuhiu: Lajm i mirë është kthimi i Krasniqit dhe Maksimovit

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 23:07
Nuhiu

Shkëndija e Tetovës synon tre pikë në duel me Sileksin e Kratovës, që do të luhet nesër në Tetovë në kuadër të elitës së futbollit maqedonas.

Ndeshja luhet në orën 13.00.

Kryetrajneri i Shkëndijes së Tetovës, Ardian Nuhu, jep lajmin e mirë për tifozët e kësaj skuadre. 

“Lëndimi që ka Qaka doli më serioz dhe ai veç më ka nisur fazën e rikuperimit, sepse sezoni vjeshtor për të përfundoi para kohe. Ndërkohë për ndeshjen me Sileksin lajm i mirë është kthimi i Krasniqit dhe Maksimovit që munguan xhiron e shkuar shkaku i pezullimit”, thotë Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat