Tetë fitore radhazi për PSG-në

Futboll

Tetë fitore radhazi për PSG-në

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 23:03
Pamje nga ndeshja

Tetë fitore radhazi për PSG-në në Ligue 1, që do të thotë se diferenca me Marsejës e vendit të dytë pas 15 javëve të para mbetet gjashtë pika.

“Viktima” e radhës e ekipit të drejtuar nga Luis Enrique ishte Nantes, që pavarësisht përpjekjeve për të shmangur humbjen, u largua pa pikë nga “Parc des Princes” (2-1).

PSG e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Nantes në “Parc des Princes”. Kampionët në fuq të Francës e zhbllokuan rezultatin në minutën e 41-të me 21-vjeçari Barcola, që shfrytëzoi një pasim të marrë nga Vitinha.

Një 45-minutësh i dominuar nga parizienët, por që golin e gjetën në fundin e këtij fraksioni.

10 minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Mostafa Mohamed barazon shifrat në “Parc des Princes”.

Në minutë ne 83-të vjen goli i dytë i parizienëve, i shënuar nga Kolo Muani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat