Ancelotti: Trajneri i Brazilit? Ka interes

Futboll

Ancelotti: Trajneri i Brazilit? Ka interes

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 15:30
Ancelotti

Carlo Ancelotti rrëfehet në një intervistë për RAI, ku mes argumenteve të prekura nga tekniku italian është edhe e ardhmja e tij, duke parë edhe zërat këmbëngulës për një lamtumirë të tijën nga Reali Madridit për të provuar një eksperiencë në udhëheqjen e Brazilit.

“Trajneri i Brazilit? Ka interes, por unë kam një kontratë me Realin deri në qershor të 2024, do të ketë kohë për të vendosur”, përgjigjet Ancelotti që pyetet edhe mbi mundësinë për të marrë drejtimin e kombëtares italiane, e shortuar në grup me Shqipërinë në Euro 2024, diçka për të cilën shprehet:

“Do të ishte diçka shumë e bukur të drejtoja Italinë, por Spalletti është një trajner i madh dhe e ka demonstruar këtë, jemi në duar të sigurta”.

“Nga ato që lexoj, Allegri nuk entuziasmon, por e ka risjellë Juven në vendet e para të klasifikimit. Unë, ai dhe Mourinho jemi shkolla e vjetër, praktikë, dhe duhet të luftojmë me brezin e ri”.

Në fund edhe një koment për njeriun e momentit Jude Bellingham, që sapo fitoi çmimin Golden Boy 2023; “Është një lojtar jashtë të zakonshmes, një talent i vërtetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat