Pioli e lë jashtë ndeshjes ndaj Atalantas

Futboll

Pioli e lë jashtë ndeshjes ndaj Atalantas

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 23:12
Rafael Leao

Pioli e lë jashtë ndeshjes ndaj Atalantas!

Rafael Leao nuk është thirrur nga trajneri Stefano Pioli për ndeshjen e Milan-it kundër Atalanta-s të planifikuar për të shtunën (nesër), në orën 18:00 në stadiumin “Gewiss”.

Sipas raportimeve të medieve italiane, portugezi nuk është përfshirë në listën e lojtarëve që do të sfidojnë skuadrën e Gasperini-t, por është rikuperuar klinikisht dhe po përgatitet të kthehet në fushë nga minuta e parë në ndeshjen e së mërkurës në Champions League kundër Newcastle.

Sfida ndaj Newcastle është vendimtare për vazhdimësinë ose jo të rrugëtimit të Milan-it në Champios League, ndaj për këtë arsye Pioli e ka lënë Leao-n pushim nesër në mënyrë që ta marrë veten plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat