Partizani e Teuta ndajnë pikët

Futboll

Partizani e Teuta ndajnë pikët

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 18:58
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar në brazimin 1:1, rezultatin më të drejtë të mundshëm, përballja e prapambetur e javës së parë, të Kategorisë Superiore, mes “Demave të Kuq” të Partizanit dhe “durrsakëve” të Tetutës, përballje kjo që, pavarësisht se pritësit ishin kryeqytetasit u zhvillua në stadiumin mitik, të qytetit bregdetar, të Durrësit, “Niko Dovana”.

Nga një gol në secilën pjesë mjaftoi për të “vulosur” rezultatin e përgjithshëm, ku të parët ishin “Blutë” e teknikut Edi Martini, të cilët gjetën rrugën e rrjetës, në minutën e 26’-të falë aksionit vetjak, të “fantazisit” kuksian, Ergys Peposhi, i cili pasi driblon bukur kundërshtarët mposht me një goditje tekniku “gardianin” Qirko”.

Për të vendosur baraspeshën dhe rrjedhimisht rezultatin përfundimtar të takimit, mendoi talenti i sulmit, të “Të Kuqve”, Albers Keko, i cili pasi i dhuroi “Demave”, 1 pikë në derbin e kryeqytetit, tashmë i shpëton nga humbja edhe ndaj “durrsakëve”, teksa në minutën e 75’-të pasi merr një pasim të shkurtër dërgon topin në rrjetën e boshatisur të portierit Dema.

Falë këtij rezultati, Partizani vijon të mbetet në vendin e 2-të të tabelës së Superiores, kësaj here me 30 pikë, duke i qëndruar 3 pikë prapa, kryesuesve të Egnatias, ndërsa në krahun tjetër, Teuta mbetet në vendin e fundit të renditjes, teksa në 15 javët e para të këtij edicioni ka arritur të grumbullojë vetëm 14 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat