Vllaznia ndahet me sulmuesin 25-vjeçar

Futboll

Vllaznia ndahet me sulmuesin 25-vjeçar

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 16:55
Vllaznia

Vllaznia ka zyrtarizuar largimin e sulmuesit Darko Dodev.

Klubi kuqeblu dhe 25-vjeçari kanë ndërprerë me dakordësi bashkëpunimin, vetëm pak muaj pasi lojtari nga Maqedonia e Veriut kishte zbarkuar në Shkodër.

Dodev u aktivizua në 9 ndeshje në kampionat këtë edicion me Vllazninë, por vetëm një prej tyre e luajti si titullar. Duke mos lënë gjurmë me fanellën e 9 herë kampionëve të Shqipërisë.

6 muaj më herët, Dodev firmosi një kontratë 3-vjeçare me klubin e Superiores.

Megjithatë, forma e treguar dhe rezultatet larg pritshmërive shtynë palët që të marrin vendimin e një divorci të parakohshëm.

Te Vllaznia duket se kanë nisur punën për merkaton e dimrit, ku fillimisht do të largojë lojtarët që nuk i cilëson më pjesë të projektit, për t’u përforcuar më pas në repartet ku do të kërkojë ndërhyrje trajneri Qatip Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat