Pochetino: Manchester pushoi një ditë më shumë!

Futboll

Pochetino: Manchester pushoi një ditë më shumë!

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 14:04
Pamje nga ndeshja

Chelsea u mposht në Old Trafford nga Manchester United me rezultatin 2-1.

Një rezultat që i lë “Blutë e Londrës” në vendin e 10 të Premier League, shumë pas pozicioneve që garantojnë pjesëmarrjen në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Pas disfatës me United, tekniku Mauricio Pochetino e pranoi se kundërshtarët u treguan më të zotët në fushë, ndërsa theksoi se Djajtë e Kuq kishin një ditë më shumë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen.

“Jam i zhgënjyer sepse e nisëm keq ndeshjen, ata ishin shumë më energjik dhe ne nuk mundëm t’i kundërpërgjigjeshim. Ishin më të mirë në fushë dhe nuk kam çfarë të shtoj.

Na mungoi energjia për të qenë agresiv, kishim disa mundësi, por sërish ndjesia mbetet që United ishte më mirë dhe meritoi fitoren. Nuk jam i shqetësuar për humbjen pasi ka shumë arsye dhe rrethana që shpjegojnë këtë performancë ndaj United.

Ndikoi lodhja e ndeshjes me Brighton, luajtëm me 10 lojtarë për një kohë të gjatë dhe prej mungesave, në këtë sfidë nuk mund të ndryshoja formacion. Pak a shumë në fushë ishin sërish të njëjtët lojtarë si ndaj Brighton.

Manchester United pati një ditë më shumë në dispozicion për t’u përgatitur, por këtë nuk e them si justifikim. Kishin edhe më shumë alternativa në stol. Kjo është e vërteta”, u shpreh Pochetino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat