Rodriguez: Kam pasur oferta nga PSG dhe Manchester City

Futboll

Rodriguez: Kam pasur oferta nga PSG dhe Manchester City

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 14:58
Real

James Rodriguez është aktualisht pjesë e Sao Paolos në Brazil duke përfunduar jashtë skenës së madhe që ofron futbolli europian.

Megjithatë, edhe kolumbiani e pati momentin e tij në kohën kur nga viti 2014 deri në vitin 2020 ishte pjesë e Real Madrid.

Së fundmi, fantazisti zbulon se për të shijuar lavdinë e fanellës së “galaktikëve”, refuzoi oferta të majme nga Paris Saint-Germain dhe Manchester City.

“Kam pasur oferta nga PSG dhe Manchester City, njerëz të këtyre klubeve më kanë takuar dhe më kanë ofruar shifra më të larta se ato të Real Madrid.

Por, unë doja lavdinë me Real Madrid sepse anjë klub tjetër nuk është si ata. Më telefonoi Perez dhe më bëri vetëm një pyetje; Do paratë apo lavdinë?

I thashë se doja lavdinë dhe ai ma ktheu se gjithçka do të mbyllej shumë shpejt dhe se do të isha futbollist i Realit”, tha James.

Aventura me Los Blancos e James Rodriguez nisi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në sezonin e parë me madrilenët nën drejtimin e Carlo Ancelottit, kolumbiani shënoi 17 gola dhe dhuroi 18 asiste.

Por, me mbërritjen e Zinedine Zidane, roli i tij në fushë u zbeh dhe më pas u huazua te Bayern Munich. U rikthye në kryeqytetin spanjoll në vitin 2019 dhe në vitin 2020 u largua përfundimisht nga Reali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat