Scholes për yllin e Manchester Utd: Është vetëm faji i tij

Futboll

Scholes për yllin e Manchester Utd: Është vetëm faji i tij

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 18:23
Scholes

Manchester United është një hap larg eliminimit nga grupet e Champions League.

Tifozët janë të acaruar nga ulje-ngritjet e vazhdueshme dhe sërish Andre Onana ka përfunduar në bankën e të akuzuarve.

Portieri kamerunas ka pasur një fillimi mjaft të vështirë të sezonit në Old Trafford, me gabime të shumta që kanë ndëshkuar skuadrën e Ten Hag.

Edhe të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen kundër Galatasaray-t, fajtor për golat e shënuar nga turqit ka qenë Onana dhe një ish-lojtar i mrekullueshëm i Djajve të Kuq si Paul Scholes nuk e ka kursyer.

Ish-mesfushori i Anglisë tha për TNT Sports:

“Çfarë mund të thuhet? Është sërish një gabim i tmerrshëm (në golin e dytë).

“Unë mendoj se ai e bën nervoz mbrojtjen e tij dhe skuadrën nervoze. Ai i bën pritjet e thjeshta të duken vërtet, shumë të vështira. Ai e pësoi golin e tretë në shtyllën e tij.

“Unë nuk jam ekspert portierësh, por nuk mendoj se ai duhet të pësojë gol në shtyllën e tij. Pozicionimi i tij është i dobët. Për mua të tre golat janë faji i tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat