Meksikan i dëshiruari i “gjigantëve” të Evropës

Futboll

Meksikan i dëshiruari i “gjigantëve” të Evropës

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 11:57
Santaiago Gimenez

Kur bëhet fjalë për sulumues potentë në majën e sulmit, një nga “bomberët” më në formë të momentit, padyshim që është është dhe 22-vjeçari meksikan i holandezëve të Feyenoord, Santaiago Gimenez.

I njohur ndryshe me nofkën, “El Bebote”, foshnja në spanjisht, “ylli” i sulmit është kthyer në një “makineri” të vërtetë golash para portës, teksa po arrin të shënojë javaë pas javë në çfarë do lloj kompeticioni apo çfarëdo lloj kundërshtari, që i del përpara.

Me plot 18 gola dhe 3 asistime, në vetëm 15 përballjet e para me fanellën e Feyenoord, këtë sezon,

Gimenez ka mahnitur një sërë “gjigantësh” të futbollit evropian, si dy ekipet e Londrës, Tottenham e Arsenal, “galaktikët” e Real Madrid, si dhe “zikaltërit” e Inter” e me një klauzolë prej 38 milionë eurosh, “El Bebote” mund të kthehet në një objketiv lehtësisht të arritshëm për këto skuadra në merkaton e dimrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat