Bojku: Nuk do të jetë e lehtë me Vardarin

Futboll

Bojku: Nuk do të jetë e lehtë me Vardarin

Nga: K. G. Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 19:11
Pamje nga një ndeshje

Nesër në fushën e FFM-së, me fillim nga ora 13:00, do të ndeshen Vardari i Shkupit dhe kampioni në fuqi, skuadra shqiptare Struga Trim Lum. 

Futbollisti i Strugës, Besmir Bojku, “motori” i ekipit,  beson e shpreson në fitore.

“Me Vardarin nuk do të jetë aspak e lehtë”, tha Bojku për mediumin maqedonas “Sportmedia”.

“Këto ndeshje janë të vështira për t'u luajtur kur ke kundër vetes një Vardar. 
Sipas meje, ata kanë një ekip të mirë, ndaj nëse duam të fitojmë, duhet të japim maksimumin.

Megjithatë, i gjithë respekti për

Vardarin, por Struga TL është kampione dhe ne shkojmë për tri pikët”, tha Bojku.

Ndeshja luhet në kuadër të javës së 16-të të elitës së futbollit maqedonas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat