Marash Kumbulla lë pas dëmtimin në kohë rekord dhe tregon forcën

Futboll

Marash Kumbulla lë pas dëmtimin në kohë rekord dhe tregon forcën

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 16:58
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla pësoi një dëmtim të rëndë në prillin e këtij viti, teksa në ndeshjen Roma-Milan do të dilte nga fusha e blertë që në minutën e 14.

Nga ajo kohë deri tani, Kumbulla ka humbur plot 31 ndeshje pa pasur mundësinë të jap kontributin e tij te Roma.

Por një lajm i mirë vjen nga kryeqytetasit. Faqja zyrtare e Romës tregon se Kumbulla është kthyer sot në stërvitje të pjesshme me grupin tjetër të lojtarëve. Ende nuk dihet koha e saktë kur Marashi mund të jetë gati për t’u ulur fillimisht në pankinë, por pritej që Kumbulla të kthehej në fillimin e janarit.

Megjithatë mbrojtësi shqiptar ka treguar gjithë forcën dhe energjinë e tij duke u kthyer përpara kohe për të hyrë në ritëm dhe për të pasur mundësi që të shkel sërish fushën e blertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat