Talenti i Shpresave kuqezi në vend të Ramadanit?

Futboll

Talenti i Shpresave kuqezi në vend të Ramadanit?

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 22:47
Berisha

Ylber Ramadani do të jetë mungesa e madhe për skuadrën e Leçes në ndeshjen e nesërme të Serisë A ndaj Veronës.

Një mungesë që krijon jo pak probleme për trajnerin Roberto D’Aversa, duke llogaritur se mesfushori shqiptar ka qenë një ndër lojtarët më të qëndrueshëm në rreshtimin e ekipit të tij.

Një nga alternativat për vendin bosh në mesfushë, është edhe lojtari i talentuar shqiptar Medon Berisha, i cili po pret momentin e debutimit në Serinë A, edhe pse ka qenë vazhdimisht i grumbulluar me ekipin e parë.

“Berisha është një lojtar i cili po rritet shumë.

Ai ishte me ekipin kombëtar dhe atje kishte një dëmtim të vogël.

Në këto dy javë, është ndokush që ka punuar shumë mirë dhe unë duhet të marr edhe këto në konsideratë”, shpjegoi D;’Aversa sot para gazetarëve situatën me mesfushorët e tij dhe alternativat për të zëvendësuar Ramadanin e pezulluar me kartonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat