Talenti 17-vjeçar argentinas e ka një çmim

Futboll

Talenti 17-vjeçar argentinas e ka një çmim

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 13:32
Echeverri

Talenti 17-vjeçar argentinas e ka një çmim, të mëdhatë e Europës gati të hidhen në sulm!

Perla e re argjentinase ka një çmim. Echeverri, një nga sensacionet e Botërorit U-17, është një nga sulmuesit kryesorë në Argjentinë.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, ky talent ka një klauzolë largimi me River Plate prej 25 milionë euro plus 5 milionë në variabla.

Ekipet e mëdha si Reali i Madridit ndjekin nga afër dhe çmimi është shumë i përballueshëm për klube të tilla. Duket qartë se e ardhmja e Claudio Echeverri do të jetë në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat