Spalletti: Milani dhe Napoli janë ende në garë për titullin, i njoh mirë këto ekipe

Futboll

Spalletti: Milani dhe Napoli janë ende në garë për titullin, i njoh mirë këto ekipe

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 11:37
Spalletti

Kombëtarja e Italisë siguroi një biletë për në “Euro2024” vetëm në frymën e fundit, por ai “barazim” kundër Ukrainës, vijon të bëjë ende shumë zhurmë. Në sytë e tifozëve, por dhe një pjesë të opinionit sportiv, Ukrainës iu mohua një penallti e pastër, por nuk e mendon në këtë mënyrë trajneri i “azzurrëve” Luçiano Spalletti.

“Ky ishte një episod i dyshimtë, por njerëzit po e trajtojnë si një rast të pastër, nuk ishte kështu. Nuk kemi vjedhur asgjë, jo vetëm që e merituam kualifikimin, por e kemi super merituar të shkojmë në Evropian”, theksoi Spalleti duke u ndalur më pas te problemi i futbollit Italian.

“Shoh futbollin italian të mbushur me lojtarë të rinj që vijnë nga jashtë, ndërsa të rinjtë tanë kalojnë nga ekipet zinxhirë, më pas kanë dy zgjedhje, o stolin ose të luajnë në kampionate inferiore”, u shpreh Spalletti duke bërë në fund një koment në lidhje me sfidën Juve-Inter.

– A është kjo ndeshje për titull?

“Është shumë shpejt për ta thënë këtë. Milan dhe Napoli janë ende në lojë me kohë të plotë, unë i njoh këto ekipe, e di çfarë cilësie kanë, gjithashtu edhe trajnerët e tyre. Janë ekipe top që mund ta fitojnë ende titullin kampion”, u shpreh i Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat