Spalletti: Episodi i penalltisë i dyshimtë!

Futboll

Spalletti: Episodi i penalltisë i dyshimtë!

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 22:19
Spalletti

Trajneri i Italisë Luciano Spalleti ishte disi kontroversal në deklaratat e tij pas kualifikimit në EURO 2024, që erdhi falë barazimit 0-0 të marrë në ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Ukrainës.

Në një prononcim të bërë së fundmi tekniku italian u shpreh se kombëtarja e tyre e meritoi kualifikimin.

“Nuk kemi vjedhur asgjë, por e kemi merituar kualifikimin në Kampionatin Evropian”-tha ai.

Ndërsa më tej, i pyetur për “penalltinë” shumë të diskutuar që iu mohua Ukrainë, trajner i Italisë, kundërshtoi vetveten, ndërsa u shpreh se ishte i dyshimtë.

“Ndeshja ishte e vështirë për shkak të presionit që kishte dhe ai episod mund të jetë i dyshimtë, por sigurisht jo aq i qartë siç thonë shumë njerëz. Më vjen keq.”-deklaroi ndër të tjera Luciano Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat