​Di Maria e konfirmon, do të pensionohet nga Kombëtarja e Argjentinës

Futboll

​Di Maria e konfirmon, do të pensionohet nga Kombëtarja e Argjentinës

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 19:17
Angel Di Maria

Angel Di Maria e ka konfirmuar që aventurës me Kombëtaren e Argjentinës po i vjen fundi.

Di Maria ka bërë të ditur se Kupa e Amerikës do të jetë hera e fundit që ai do të veshë fanellën e Argjentinës.

“Me dhimbjen më të madhe në shpirtin tim dhe duke ndjerë një gungë në fyt, i them lamtumirë gjësë më të bukur që më ka ndodhur në karrierën time... ta vesh, ta djersit dhe ta ndjejë atë me gjithë krenarinë”, tha Di Maria.

Di Maria ka shënuar në tre finale radhazi me Argjentinën, dhe njihet si legjendë e lojës për kampionin botëror. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat