Duka, fjalë “mjalti” për Asllanin, pastaj ia këshillon Interit Ramadanin!

Futboll

Duka, fjalë “mjalti” për Asllanin, pastaj ia këshillon Interit Ramadanin!

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 19:51
Ramadani

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, gjatë intervistës ekskluzive të zhvilluar me Tuttomercatoweb.com u ndal edhe në çështjet e ndërlidhura, si e tashmja dhe e ardhmja e mesfushorit zikalter dhe kuqezi Asllani apo interesat e klubit milanez ndaj një tjetri prej lojtarëve të tij te Shqiperia, Ramadani i Lecces…

Per Asllanin, Duka u shpreh kështu: “Futbollist i mirë, me perspektivë. Është vetëm 21 vjeç, mund të bëhet një lojtar i madh… Një top lojtar. Na ndihmoi shumë, luajti pothuajse gjatë gjithë kohës dhe ai e bëri shumë mirë detyren. Ne Far Oer ai gjithashtu shënoi një gol të mrekullueshëm”.

Për interesimin e Interit për Ramadanin e Lecces, megjithatë, Duka flet kështu: “Ai është një njeri i mirë para se të jetë një futbollist i mirë. Ai është zemra e ekipit, vrapon shumë në fushë si në kombëtare ashtu edhe te Lecce.

Jam i lumtur që ai po luan mirë në Serie A”. A do ta rekomandonit te Interi?

“Unë nuk e di nëse ai është gati, por ai është i fortë dhe është dikush që vrapon shumë. Për mua është gjithmonë e rëndësishme të shikosh kokën e lojtarit në fillim sesa këmbët.

Ramadani është një nga më të mirët sa i perket mentalitetit dhe disiplinës mendore".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat