Duka falenderon stafin dhe ekipin e kombëtares: Bashkë ne mund të arrijmë shumë

Futboll

Duka falenderon stafin dhe ekipin e kombëtares: Bashkë ne mund të arrijmë shumë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 13:25
Duka në takim

Tashmë dihet se Shqipëria do të marrë pjesë në Euro 2024, me kombëtaren tonë e cila ndodhet në vazon e dytë të shortit që do të hidhet më datën 2 dhjetor, në orën 18:00.

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka bërë një postim në Facebook.

“Respekt, mirënjohje e falënderime nga zemra për ekipin tonë kombëtar, stafin teknik e administrativ që na sollën në këtë vend nderi në renditjen e ekipeve. Kualifikimi ishte ëndërr e realizuar dhe më parë, por vendi i parë në grup e renditja si skuadra e 11 e Europës ka qenë e pabesueshme më parë, e sot realitet.

Nga sot, kemi filluar një program të strukturuar për t’u përgatitur më mirë për sfidën tonë të ardhshme, e cila për ne është thelbësore, një rezultat pozitiv në Euro 2024. Mbështetja juaj na mbush me energji pozitive dhe për këtë dua t’ju falenderoj të gjithëve.

Bashkë, ne mund të arrijmë shumë!”, shkruante Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat